Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi gjatë ditës së djeshme ka marrë me dhunë një biçikletë. 51-vjeçari ka drejtuar në gjendje të dehur mjetin dhe për motive të dobëta ka kërcënuar me thikë dhe i ka marrë biçikletën një 15-vjeçari, e cila iu gjet nga Policia në banesë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ai do të akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vjedhja” dhe “Kanosja”.
Po ashtu u shpall në kërkim një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e një personi, një armë gjahu teke, një telefon celular dhe dy bizhuteri floriri.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., 51 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vjedhja” dhe “Kanosja”.
Shtetasi i mësipërm, dje në lagjen nr.1, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, për motive të dobëta ka kërcënuar me thikë dhe i ka marrë biçikletën një 15-vjeçari, e cila iu gjet në banesë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në banesën e shtetasit S. D., 45 vjeç, në Pogradec, dyshohet se ka vjedhur një armë gjahu teke, një telefon celular dhe dy bizhuteri floriri.