Kërcënoi se do t’i vriste fëmijët Ramis Micit, policia ‘prangos’ vëllain e viktimës

Vëllai i Jetmira Elezit, Sokol Elezi është shoqëruar në polici pasi ka kërcënuar familjen e vrasësit të motrës, Ramis Mici.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Elezi shkruante se nuk do shkonte te varri i motrës pa i vrarë atij fëmijët dhe prindërit. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Elbasan në datën 30 korrik, ku 37-vjeçari Ramis Mici qëlloi me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, e cila nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Jetlira Elezi, 37-vjeçarja ishte viktima që u godit për vdekje nga bashkëjetuesi i saj, e cila do të largohej nga banesa mëngjesin e së shtunës. Viktima ishte dhunuar edhe me herët nga bashkëjetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *