Kërcënoi të ëmën me thikë pasi nuk i dha 5 euro për të blerë birra, ja çfarë vendosi gjykata

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Ferizaj, ku djali ka kërcënuar me jetë të ëmën dhe motrën se nëse nëse nuk i jepnin lekët për birra, do i vriste.

Agresori, në 26 prill, në shtëpinë e nënës së tij, të dëmtuarës me inicialet E.S., i ka kërkuar 5 euro për të blerë birra. Ai e ka kërcënuar se nëse nuk do ia jepte lekët, do ta vriste me thikën e kuzhinës.

Ajo është detyruar t’ia blejë. “Pas konsumimit të birrave, i pandehuri përsëri kanos nënën dhe motrën e tij me thikë, duke iu thënë se do t’i vret, me ç’ka të dëmtuarat detyrohen të largohen nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtetasit me inicialet S.S.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *