Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi sot se ka shumë çështje që do të duhen të diskutohen në takimin e ri për dialogun Kosovë-Serbi. Ai shprehu pakënaqësinë e veprime të autoriteteve të Kosovës për bastisjet në veri të Mitrovicës.
“Takimet i paralajmërojmë kur të jetë e përshtatshme. Zakonisht takimet e nivelit të kryenegociatorëve nuk i paralajmërojmë për media. Por nuk mundem tani të paralajmërojë ndonjë datë, qëllimi ynë është që të kemi sa më parë një takim në nivel të kryenegociatorëve, janë shumë çështje që duhet të zgjidhen në tavolina apo duhen diskutuar. Ka shumë çështje në tryezë që duhet të zgjidhen.
Dua të theksoj edhe një herë atë që ka përcaktuar zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë në reagimin e saj të së premtes pas aksionit të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. Ne e konsiderojmë këtë si një hap shumë të padobishëm, por një tjetër hap të njëanshëm të pakoordinuar që ka kapacitetin të rrisë tensionet dhe të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm në një situatë tashmë të paqëndrueshme në terren.
Dhe Bashkimi Evropian, çfarë do të bëjmë ne? Sigurisht që ne po ua përcjellim qëndrimin dhe shqetësimin tonë me këtë sekuencë hapash të njëanshëm të pakoordinuar tek autoritetet e Kosovës në Prishtinë, dhe më kujtohet vetëm se përfundimet e Këshillit Evropian i kemi pasur të qarta gjatë vitit të fundit ku vendet anëtare ishin shumë të qarta: dështimi i palëve për të ulur tensionet do të ketë pasoja”.