Kryeministri, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me Samitin e mbajtur këtë të enjte në Bruksel.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një ‘foto familjare’, ku marrin pjesë liderët evropianë. Sakaq shton se shqiptarët nuk janë aq të mirë sa të dorëzohen bukur.
“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan Rama në Twitter.