Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit të përcaktuar më parë nga Gjykata e Elbasanit për 3 të ndaluarit që akuzohen se kanë kërcënuar biznesmenin Eral Myftaraj për tu tërhequr nga një tender në Bashkinë e Tiranës.
Gjykata e Apelit la në burg Algert Alcanin dhe Edmir Bocin, në arrest shtëpie Shaqir Alcani.
Biznesmeni Shaqir Alcani, me djalin e tij dhe 2 të tjerë kërcënuan Eral Myftarjan të tërhiqej nga një tender.