Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në lagjen ‘5 maji’ në Elbasan, ku raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ka ndërruar jetë Pjerin Xhuvani, 56-vjeç. Dyshohet se ai është vrarë nga një ish-efektiv i RENEA-s.
Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD, Ditën e Verës në Elbasan.
Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si aktivist i PS.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe kanë nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Emri i Xhuvanit u përmend më 14 mars, mes personave të akuzuar nga Partia Demokratike se ishte pjesë e grupit që po shoqëronte kryeministrin Edi Rama në Elbasan.