‘Kërcet’ arma në Fushë-Kosovë, plagosen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime nga të shtënat me armë, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe i është marrë arma.

Policia rajonale e Prishtinës raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, dhe se policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, që dyshohet të kenë marrë lëndime nga arma e zjarrit, kanë thënë nga Policia.

Bëhet me dije gjithashtu se zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *