‘Kërcet’ arma në Mitrovicë/ Policia: Një person ka humbur jetën e dy janë plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Mitrovicë, ku raportohet për një viktimë e dy të plagosur. Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, sot rreth orës 11:27 në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë. Policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar, por ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit, dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësite policore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Ai ka shtuar më tej se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë. “Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *