Qyteti i Vlorës është tronditur sërish pasditen e së premtes, pas të shtënave me armë në zonën e Lungomares.
Burime bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit mes dy personave, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 4 herë në ajër.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për ngjarjen.