Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u hodh ditën e sotme shorti për caktimin e relatorëve që do të shqyrtojnë ankimimet e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt në lidhje me regjistrimin e PD në zgjedhje.
Si rrjedhojë Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të shqyrtojë javën e ardhshme dy kërkesat e grupimeve brenda PD për regjistrimin në lokalet e 14 majit.
Pas hedhjes së shortit rezultoi që kërkesën e grupimit të Berishës, që të jetë ai përdoruesi i logos së Partisë Demokratike në këto zgjedhje, do ta relatojë Ilir Rusmajli.
Ky i fundit ka mbajtur disa poste të rëndësishme në PD si zv.kryeministër dhe deputet duke u konsideruar edhe si krah i djathtë i ish-kryeministrit, por u përplas me Berishën pasi nuk e mbështeti në garën për Avokat të Popullit. Tani do të jetë Rusmajli që do të paraqesë kërkesën për logon e PD-së si dhe argumentet e tij se kush duhet ta përdorë atë në 14 maj.
Në të njëjtën kohë KAS përmes relatorit Koli Bele do të shqyrtojë kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt i cili apeloi një vendim të KQZ-së që kërkonte firmën e Bashës në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim.
Rezultatet e shortit përcaktuan:
Relator te kerkeses nr. 29 (Kerkesa e PD depozituar nga z. Sali Berisha), z. Ilirjan Rusmali;
Relator i kerkeses nr.30 (kerkesa e partisë “Levizja Bashke”, z. Elvis Çefa;
Relator i kerkeses nr. 31 (kerkesa “Partia Demokratike e Shqiperise”, perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeja), z. Koli Bele.