Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar i ka kthyer të njëjtën përgjigje si Prokuroria e Përgjithshme, presidenti Ilir Meta për ministrat. SPAK thotë se asnjë prej emrave të paraqitura nga presidenti nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.
‘Asnjë Ministër i kabinetit Rama 3 nuk është nën hetim’
Ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme i ktheu presidentit të njëjtën përgjigje, që asnjë ministër nuk është nën hetim.
Meta, me anë të një shkrese zyrtare kërkoi që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK t’i vinte në dispozicion çdo të dhënë në lidhje me proceset hetimore apo penalë që mund të ishin nisur për ministrat e propozuar. Meta kërkonte që përgjigja nga PP-ja dhe SPAK të kthehej sa më shpejt në mënyrë që të mund të shprehej për emërimet brenda shtatë ditëve, siç edhe e kërkon procedura.
Presidenti Ilir Meta dekretoi tre ditë më parë (11 shtator) Edi Ramën si Kryeministrin e Shqipërisë.
/Priza.al/