Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin nga seancat plenare të ministres Elisa Spiropali. Opozita e bëri këtë kërkesë për shkak të gjuhës sipas tyre fyese që Ministrja përdori ndaj demokratëve.
Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se ky vendim është tregues që mazhoranca po vepron me dy standarte. Sipas tij ajo ka qëllim t’u ‘mbyllë gojën’ deputetëve të opozitës që të mos kërkojnë llogari për skandalin ‘McGonigal’ ku është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.
Oerd Bylykbashi: “Kërkuam të premten përjashtimin nga seancat e parlamentit të deputetes e ministres zonjës Spiropali për gjuhën e papranueshme të saj ndaj deputetëve.
Kërkuam të përdoret i njëjti standard që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës, është marrë vendimi nga shumica për të rrëzuar këtë kërkesë.
Treguesi qartë i dy standardeve që kjo mazhorancë e Rama po përdor qartazi duke përdorur rregulloren e Kuvendit si dhunim ndaj të drejtave të deputetëve të opozitës me qëllimin për të heshtur deputetët.
Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, mocionin me debat si instrumentet që na garanton kushtetuta në interes të zgjedhësve për të kontrolluar Edi Ramën për skandalin e jashtëzakonshëm ‘McGonigal’ që është aq e rëndë sa dhe vetë autoritetet gjyqësore e shohin të nevojshme të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së madhe që shkakton, pra Rama është pjesë e këtij skandali. Ne kërkojmë llogaridhënien e tij, e për këtë jemi përjashtuar.
Vendimi i mazhorancës të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Elisa Spiropalit për gjuhën e papranueshme e në shkelje të rregullave të parlamentare e rrëzuan ndërkohë që deputetët e opozitës përjashtohen, janë 27 deputetë të përjashtuar.
Rama përfaqësohet nga Spiropali ëshë simboli dhe lapidari i gjithë dhunës verbale dhe dhunimit të parlamentit. Për ta kuptuar qartë dyfytyrësinë e kësaj mazhorance shqiptarët.”