Kërkesa e Salianjit; ‘Apeli’ vendos përjashtimin e gjyqtares Petri nga çështja

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur ditën e sotme të pranojë kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe të përjashtojë nga gjykimi i çështjes penale gjyqtaren Edlira Petri.

NJOFTIM

PËR MEDIAN DHE PUBLIKUN

Në vijim të informacioneve, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, ju informojmë si më poshtë:

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 11.03.2023, ora 11:00, u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, kërkesa me objekt: Përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, bërë nga i pandehuri Ervin Salianji

Gjithashtu, po sot më datë 11.03.2023, ora 11:30, u shqyrtua në Dhomë Këshillim kërkesa me objekt: Përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, bërë nga përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, av. Indrit Sefa.

Gjyqtares që shqyrtojë kërkesat për përjashtim, ju vu në dispozicion mendimi i Gjyqtares Edlira Petri, për të cilën u paraqitën kërkesat për përjashtim.

Në përfundim të shqyrtimit, në Dhomë Këshillimi Gjyqtare Elona Mihali, vendosi:

-Pranimin e kërkesës së kërkuesit z. Ervin Salianji,

Përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri nga shqyrtimi i çështjes penale me nr. 3473 regj datë 19.02.2020.

-Deklarimin të papranueshmë të kërkesës së kërkuesit z.Jetmir Olldashi me objekt përjashtim trupi gjykues, si kërkesë e mbetur pa objekt pas disponimit me vendimin nr .180 date 11.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm me te cilën është disponuar për përjashtimin e gjyqatres Edlira Petri nga cështja penale me nr 3473 date 19.02.2020

Tiranë, 11.03.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *