Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Sokol Cikalleshi është kthyer në një pike kyçe për skuadrën e Konyasporit. Klubi turk, ku edhe ai luan për momentin renditet në vendin e dytë në kampionat dhe njëfarë merite ka edhe sulmuesi shqiptar, që me golat të cilat ai ka shënuar deri më tani ka sjellë pikë të vlefshme për ekipin. Lojtari i Kombëtares Shqiptare është shndërruar edhe në një nga figurat më të pëlqyera për tifozët, pasi në ndeshjen e stome të preferuarit e dy fëmijëve të vegjël ishin Cikalleshi dhe Skubic ku kishin një kërkesë të veçantë për të dy lojtarët. Por ajo që ra më shumë në sy ishte pankarta që mbante në duar njëri prej fëmijëve i cili i kërkonte në gjuhën shqipe fanellën ish-sulmuesit të Kavajës.
“Sokol Cikalleshi të duam shumë. Mund të më jepni fanellën tuaj kur të përfundojë ndeshja?”, shkruhej në pankartën e tifozit të vogël. Një nga kërkesat më të veçanta kjo për sulmuesin shqiptar i cili me siguri do I plotësojë dëshirën tifozit të vogël./Priza.al