Këshilli i Mandateve është mbajtur këtë të mërkurë për mandatin e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
PD ka kërkuar që çështja t’i kalojë Gjykatë Kushtetuese por kjo është rrëzuar nga mazhoranca.
Deputetja e PS, Klotilda Busha tha se nuk ka çështje për t’u dërguar në shqyrtim dhe se kërkesa e PD nuk plotëson kriteret.
“A është Kuvendi në kushtet që t’i drejtohet Kushtetueses për t’a shqyrtuar çështjen? Nuk janë kushtet për vënien në lëvizje të Kushtetueses. Ne arrijmë në konkluzionin që nuk ka çështje që Kuvendi duhet t’ia dërgojë për shqyrtim Kushtetueses. Kërkesat e paraqitura nuk plotësojnë kriteret e Kushtetutës. Kuvendi në seancë nuk i diskuton raportet, e thotë kushtetuta dhe rregullorja”, tha ajo.