Kërkesa për debat/ Balla i përgjigjet Alibeajt: Po veprohet si në rastin tënd

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se nuk mund të ketë debat kur ka ndryshime qeverie, duke i dhënë shembullin e Alibejat në 2007, ku Rusmajlit u vendos kreu aktual i grupit parlamentar.

Balla nuk la pa komentuar as kërkesën e Autoritetit të Dosjeve, ku një një politikan i lartë akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit në komunizën.

“Kushtetua e miratuar në 98 dhe rregullorja, u ftoj që të gjeni një rast të vetëm që kur ka pasur ndryshime të pjesshme në qeveri, që të jetë zhvilluar debat. Edhe në 2007, kur Alibeaj zëvendësoi Rusmailin unë kërkova debat. dhe kryetarja e asaj kohe dha sqarim se s’ka debat. Kjo është e mbyllur. Sa i përket çështjes tjetër, që është e mbyllur dhe unë gjej rastin të them dy fjalë për këtë; çështja e një shkrese të ardhur nga Autoriteti i Dosjeve nuk është çështjes procedure. Është çështja që meriton që sa më shpejt të mundemi të kemi një debat dhe natyrshëm reflektim serioz. Ngritja e bashkëpunëtorëve të Shtetit, shërbim terrori në të gjitha majat e politikës, kërkon reflektim. Urgjent nga ky parlament, në mënyrë të mëhershme. Ish-sekretarë partie dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit hedhin baltë mbi Autoritetin e Dosjeve. Ata kanë alarmuar Kuvendin. Unë dhe zoti Meta, kur zoti Meta ishte kryetar Kuvendi e kemi mbështetur së bashku zonjën Genta Sula si kryetare e Autoritetit. Pak javë më parë e votuam me konsensus. Genta Sula na doli patronazhiste. Duhet t’u japim drejtim atyre ndërhyrjeve ligjore dhe shpresoj që zoti Alibeaj të mbajë fjalën. Autoriteti i Dosjeve të shoh çdo dosje të atyre që kanë hyrë me përgjues në trup. PS është gati dhe do mbështesë çdo ndryshim në kod. Shpresoj që PD të reflektojë.”, tha Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *