Dhurata Çupi ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit të thirrur sot për të shqyrtuar kërkesën e tyre për shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryeparlamentares.
Çupi deklaroi se mbledhja është zhvilluar pa kamera duke shkelur transparencën për qytetarët ndërsa shtoi se PS ka marrë vendim për përjashtimin e Gazment Bardhit pikërisht pasi u caktua relator nga ana e opozitës.
“Seancat nuk kanë qenë live. Mbledhjen nuk keni mundur ta ndiqni as live dhe as me praninë e gazetarëve, Seancën e kaluar nuk e ngritëm këtë shqetësim. Këtë mbledhje debatuam dhe nuk lejuan që kamerat jenë në sallë në transparencë me publikun dhe median. Në mbledhjen e kaluar u vendos që ditën e premte të lexoheshin raportet nga palët përkatëse.
Nga ana e PS relator u caktua Gazment Bardhi. Pasi u mbyll këshilli i legjislacionit të mërkurën, Bardhi u përjashtua për 10 ditë nga mbledhjen e komisionit. Kjo ishte arsyeja pse opozita depozitoi raportin por nuk ishte i pranishëm Bardhi për shkak se është përjashtuar pas mbledhjes. Kjo nuk u miratua nga kryetarja e seancës së radhës, zonja Felaj dhe nuk u mbështet as nga maxhoranca. Do të ndjekim të gjitha procedurat e vijuara më tej”, tha ajo,
Ndërkohë Korreshi e cilësoi maskaradë sjelljen e maxhorancës që vepron në shkelje të afateve.
“Duhet parë dhe një që marrin me shpejtësi këtë vendim. Në tekalim të afateve 48 orë u bë pas 6 ditësh. Është kaluar në datën 8 shkurt ndërkohë që rregullorja e kuvendit parashikon që brenda 48 orëve ky sekretariat duhet të kishte marrë vendim. Sekretarja që bën gati shkresën nuk e kishte marrë vesh që të vjen të hënën. Kjo është një maskaradë që vazhdon”, u shpreh Korreshi.