‘Kërkesat e fermerëve të Lushnjës s’janë dëgjuar’/ Çfarë paralajmëron deputeti Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnjë, Saimir Korreshi foli për protestën e fermerëve dhe situatën aktuale në PD. Fillimisht ai tha se fermerët kanë depozituar 6 kërkesa dhe kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën në Parlament, pikërisht në ditën që do të miratohet buxheti.

Saimir Korreshi: Bujqit duhet të përshkallëzojnë protestën, të vijnë në Parlament. Më së paku të dëgjohej kërkesa e tyre. Kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Edhe pse pat një takim të ministres, nuk u bë asnjë zgjidhje. Këtë vite do të jetë shumë zi për bujqësinë shqiptare. Mendoj se përshkallëzimi do të bëhet kur buxheti i shtetit të kalojë në Parlament, sepse në parim ka kaluar. Deri më sot, në dijeninë time, nuk janë ftuar nga ministria e Financave apo Bujqësisë. Ky buxhet falimenton këtë kategori. Qeveria e trumbetoi këtë sektor fillimisht sikur do të subvenciononin 70 mln euro, por realisht do të bëhet vetëm 2.3 mln euro. Zëri im ka mbetur i vetëm. Në Lushnje jemi gati 16 deputetë të majtë e të djathtë. Që të gjithë në parim duhet të dalim në mbrojtje të tyre, sepse janë qytetarët që ne përfaqësojmë. Edhe grumbulluesit, pavarësisht se nuk janë nga qyteti i Lushnjës, duhet t’i dalë në ndihmë sepse ky sektor po vuan realisht. Për një fushë kaq të rëndësishme, e që kërkohet që tregu të formalizohet, duhet të kishin kërkesë për të çuar faturë të mallrave të tyre.

Ju parashikoni falimentin?

Saimir Korreshi:
 Ndjej që kanë shumë problem dhe janë braktisur serat. Fermerët po lënë vendin tonë. Imagjino ku mungon shitja në treg, të gjithë grumbulluesit kërkojnë një bursë që të mos abuzohet me këto produkte. Po ata kanë një kërkesë të 7 të dëgjohen. Ministrja është takuar, por nuk është se ka çuar ekspertë për të vlerësuar kërkesat. Nuk mund të shkojë ministrja në takim e të thotë s’kam çfarë t’i bëj kryeministrit. Kjo është e turpshme, më mirë të mos qëndrojë fare aty. Ata deklaruan në protestën e fundit që do të shkojnë në Parlament.

Po ashtu, Korreshi u ndal te situata aktuale në PD. Ai tha se PD nuk ka luksin të humbasë as liderin historik Sali Berisha, si dhe atë aktual, Lulzim Bashën. Sipas Korreshit, rruga e duhur do të ishte që të mbahej vetëm një Kuvend i vetëm i PD dhe nga ajo të dilte fitues më i miri.

Saimir Korreshi: Unë kam punuar ngushtësisht me kryetarët e grup-seksionit. Ata kanë investuar shumë për PD, për të marrë votat që kanë thyer rekord historik për votat e marra në Lushnje. Nuk besoj që kryetarët e grupit të seksionit, të jetë shprehur në këtë forme. Nuk besoj që ka një ekip të zotit Basha të ketë zbritur në Lushnje, pa qenë unë në dijeni. Miqtë e mi deputetë kolegë, asnjëherë nuk kanë folur se do të ketë një bashkëqeverisje me Ramën, absolutisht jo. Nuk do të ketë. Unë do të jem i pari, e jam i bindur që nuk do të ketë bashkëqeverisje me zotin Ramën. I bie që ato që kemi thënë këto 8 vite të zhbëhen. Deklarata e bërë nga zoti Noka, nuk e di kush e ka bërë apo thënë, por është e pavërtetë. Sepse unë i mbroj kryetarët e grupeve të seksionit. Unë rri me ta, i besoj atyre. Disa kanë plotësuar formularët për Kuvendin e zotit Berisha. E mira është se unë me zotin Noka kam një marrëdhënie të mirë me të, e këtë pyetje të ma shtronte mua. Unë e kam pasur bindje që nuk do të jem kurrë në një emision ku do të kem përballë demokratë të tjerë e të kemi mendime të kundërta. Për këto gjëra kemi mbledhjet e brendshme.

Ju jeni të ndarë?

Saimir Koreshi: Unë mendoj që jemi të ndarë në mendim. Një pjesë mendon ndryshe nga kryetari, por në fund jemi bashkërisht ndaj kësaj qeverie.

Berisha thotë se ka mbledhur 5 mijë firma të grumbulluara. E gjitha kjo duket një luftë mes Bashës dhe Berishës?

Saimir Korreshi: PD nuk e ka luksin të humbë asnjërin. Kjo është një lojë shahu që ka devijuar në një luftë nervash. Në Lushnjë e kemi lënë në gjykim të lirë dhe kemi harmoni në këtë qytet prej kësaj. Por ideja tjetër është që nuk mund të ketë bashkim, unitet, në rast se çdo takim, emision, do të shajmë njëri-tjetrin. Unë gjej vendin t’i bëj thirrje që këto data të përthitheshin në 1 e të kemi një finale. Janë vetëm këta lidera dhe asnjëri prej nesh, pavarësisht se kë mbështesim, janë ata që do të çlironin mosmarrëveshjen e ndodhur. Çdo njeri që ka luftuar dhe ka garuar me siglën e PD, nuk është i marrë peng, asnjë. Lufta jonë kryesore, pavarësisht problematikave që kemi është ndaj Edi Ramës. Nuk do të jemi kurrë në bashkëqeverisje me të! Do e kundërshtoj me forcë. Ndaj them që të gjithë demokratët të ulin tonin në këtë moment që jemi. Besoj do të ketë dakordësi mes njëri-tjetrit për të ulur tonet. Kjo i shërben jetëgjatësisë të kësaj qeverisje.

Saimir Korreshi: Ne kemi pasur dhe një proces, ku gati 20% kanë votuar kundër zotit Basha. Në zgjedhje kryetarët nuk është se kanë gjithmonë vota absolute. Në këtë prizëm të gjithë e mendojnë në një farë mënyre apo një tjetër. Ata të viteve ’90 mendojnë që PD e rikthen në pushtet Sali Berisha. Një pjesë tjetër mendon që Berisha e tonifikon të majtën. Mendoj që do të ketë dhe ata që kanë plotësuar formularin të vijnë më datë 18, por edhe më datë 11. Duhet të presim se do të ketë datë surprizë. Kam bindjen e brendshme që do të ketë diçka. Kam bindjen që do të ketë zhvillime, sepse ka shumë demokratë që kjo situatë i ka kthyer në një luftë. Unë mendoj që të gjitha forumet kanë forcën të gjejnë datën finale. Do të shikoj që po u agravua situata, të ketë dy data të ndryshme, palët nuk do të tërhiqen. Ndërsa një Kuvend do të jetë zgjidhja më e mirë dhe të votohet më i miri më pas. Të gjithë demokratët kanë qenë në ballë të parë dhe kanë vuajtur mbi kurriz shumë probleme.

Ju thatë që PD nuk ka luksin të humbë as Bashën e as Berishën?

Saimir Korreshi: Ka elementë të rinj të jashtëzakonshëm që duhet të promovohen, por të dyja pjesët kanë mbështetje në bazë. Ndaj mendimi ndryshe për të dy liderat do të çante në mes PD.

Po nëse zhvillohen dy Kuvende?

Saimir Korreshi: Nuk do e konsideroja të carë, por do e konsideroja që kemi marrë një goditje brenda vetes dhe ditës kur do të çohemi nga kjo, do të jemi larg marrjes së mandatit. Secila nga palët besoj nuk do të njohë. Nuk mundet PD të shkojë në procese gjyqësore. Do të isha me një PD të vetme, me një Kuvend, të gjendet një dakordësi e të mblidhen për të arritur një datë tjetër dhe e gjithë PD të jetë në një Kuvend. Aty të jetë debati. Realisht është mbrojtur institucioni, sepse kërkesat duhej depozituar.

/Burimi: BW/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *