Kërko falje Sali!!!  

Nga Armir Shkurti

 

Kur 8 vjet më parë Avokati Altin Goxhaj më sqaroi planin e Soros për të sunduar Shqipërinë me qehallarët e tij, mu duk tepër kriminale për të qenë e vërtetë. Ndoqa ngjarjet dhe provat dhe shumë shpejt u bëmë DY në këtë kauzë, që shumë shpejt u kthye në luftë.

Por për katër vite NE mbetëm I VETMI POL ANTISOROS në Shqipëri! Na kanë quajtur “sharlatanë”, “teori konspirative”, ” të çmendur”….Na mbyllën dyer e dritare, na hoqën mundësitë për të fituar ndershëm bukën, ua ndaluan ekraneve surretërit tanë e lëshuan zvarranikët e call-centerave të na mbysnin me helm e fëlliqësi..

DY INDIVIDË që sistemi i goditi me çdo mjet për ti izoluar dhe dekurajuar!! Ne na kanë “vrarë”. Sistemi na ka veshur me izolim dhe injorim ekstrem!

Kur them SISTEMI, jo vetëm QEVERIA. Por edhe ortakët e saj, LSI dhe PD. As për “OPOZITËN” neve NUK EKZISTOJMË.

EDHE TI SALI, ISHE PJESË!!

Sepse TI HESHTE SALI, kur regjimi neve na kafshonte dhe kur, këto që denoncove sot, Soros me sorollop po i zbatonte në Shqipëri!

…deri ditën e lume kur, në vjeshtën 2016, Presidenti i SHBA Donald Trump e akuzoi Xhorxhin si organizator të terrorizmit të brendshëm këtë armik të SHBA!

Atëherë na u shfaqën nga askundi kalorës të antiSorosizmit.

Anì! Mirë na erdhi, pasi lufta jonë s’pati kurrë qëllim heroizmin as protagonizmin. Qe një reagim i vetëdijshëm në emër të pushtimit barbar, shpopullimit, shkombëtarizimit, zhvleftësimit dhe në fund shitjes lirë të atdheut. Është një luftë e vendosur ku ne kemi marrë parasysh edhe vdekjen.

Kështu që, kur nga Jugu në Veri shqiptarët u ndërgjegjësuan për platformën Soros dhe kuislingët e tij në qeveri e opozitë, një pjesë e qëllimit tonë u arrit.

Por ndoshta jemi shumë vonë!

Jemi vonë sepse Adriatiku, Iliri, Saliu e co “Olele Sorosi”! thërrasin VETËM kur ndjejnë në trup dhëmbët e bishës. Kur dhembja kalon ( apo kur ofrohet pazar ? ) “bisha” harrohet!

As Meta e as Berisha nuk shkuan kurrë përtej përmendjes së emrit Soros kur ua desh pazari. Palé të mendojmë se do na organizonin ndonjë farë rezistence!

Nëse do kisha prishur terezinë e freskut të Pogradecit për të vajtur në konferencën e Berishës sot, do ti kisha thënë:

  • A ke ndonjë marrëveshje me Soros para ardhjes në pushtet në 2005?
  • Po për dorëzimin ëmbël të pushtetit në 2013?
  • A di (dije ) ndonjë lidhje të Bashës me Soros?
  • Altin Goxhaj e ka deklaruar me prova se reformën në drejtësi po e bën Soros.
  1. a) Zotrote e more vesh tani, pas 5 vitesh?

– Atëherë hiqu me vrap që aty ku je se, jo lider e politikan që s’je, po as sa një kronikan sporti s’ke kapacitet!!

b ) E dije dhe heshte

▪︎    s’ta mbante?

▪︎▪︎ ashtu ta donte puna?

▪︎▪︎▪︎ta kishin zënë kokën me derë?

– SHPORRU NJË SAHAT E MË PARË, SEPSE JE PO AQ FAJTOR SA RAMA ME HESHTJEN TËNDE!!

J E N I    O R T A K Ë !

Ke marrë në qafë jo vetëm opozitarizmin, por gjithë shqiptarët me omertànë tënde!

SALI!

Nëse nuk e dije rrezikun Soros por e mësove sot, nuk je i denjë për politikan!!

Nëse e dije por heshte, je po aq (nëmos ca më shumë) tradhëtar dhe antishqiptar sa Edi Rama, që realizuat në mënyrën më paqësore pushtimin e vendit nga një spekulant ndërkombëtar financash dhe tani po zbatoni fazën e shpopullimit, shkombëtarizimit, zhvatjes, zhvlerësimit dhe shitjes lirë të Shqipërisë!

Nuk e di përse të shpalli Amerika, por sapo ta tregova se përse për mua sot je NON GRATA!

Edhe personalisht mua (ne), edhe kauzën anti-Soros edhe popullin shqiptar na ke tradhëtuar! Sot, kur erdhi zjarri në byçën tënde, na e nxore nga xhepi i pasëm “derrin maç”, Soros? Për të mbrojtur byçën TUAJ me sakrificat, jetën, të ardhmen, atdheun, kombin tonë?

/E marrë nga profili në Facebook e autorit/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *