I kërkuar prej më shumë se 8 muajsh, ish-deputeti ekstremist i ”Agimit të Artë” Kristos Papas është arrestuar nga Policia në Greqi.
Ai fshihej zonën e Zougrafou të Athinës, në një apartament dhe strehohej nga një burrë tjetër i cili u arrestua bashkë me Papas.
Vitin e kaluar kur ”Agimi i Artë” nga organizatë politike u shpall nga Gjykata një organizatë terrotiste, dënimit nuk i shpëtoi as Kristos Papas.
Ai u dënua me 13 vite burg për disa vepra penale bashkë me dhjetëra anëtarë të tjerë të ”Agimit të Artë”, një lëvizje e cila nisi pas krizës greke, u formësua si parti politike me një numër të konsideruar përfaqësuesish në parlament e shtrirje në Greqi, por përfundoi si organizatë terroriste për shkak të dhunës, vrasjeve, anëtarëve të lidhur me drogën e krimin dhe përhapjes së ideologjisë së neonazizmit.
/Priza.al/