Kërkohen 400 policë, kushtet dhe aplikimi

Hapet gara për aplikime në Policinë e Shtetit. 400 vende në polici. Janë përcaktuar kriteret për aplikantët, vajza dhe djem.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia e Shtetit, nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm, transparent, si dhe sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, hapen aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, për 400 funksione të rolit bazë, të ndara sipas strukturave policore në nivel vendor (DVP, DVKM dhe struktura të veçanta), si vijon:

Në strukturat policore të qarkut Tiranë (DVP, DVKM dhe FNSH)-125

Në strukturat policore të qarkut Durrës (DVP dhe DVKM)-35

Në strukturat policore të qarkut Korçë (DVP dhe DVKM)-20

Në strukturat policore të qarkut Fier (DVP dhe FNSH)-10

Në strukturat policore të qarkut Vlorë (DVP, DVKM dhe Delta)-30

Në strukturat policore të qarkut Lezhë (DVP)-30

Në strukturat policore të qarkut Shkodër (DVP, DVKM dhe FNSH)-50

Në strukturat policore të qarkut Kukës (DVP dhe DVKM)-35

Në strukturat policore të qarkut Dibër (DVP dhe KPKM)-25

Në strukturat policore të qarkut Elbasan (DVP)-10

Në strukturat policore të qarkut Gjirokastër (DVP dhe DVKM)-20

Në strukturat policore të qarkut Berat (DVP)-10

Në numrin e kuotave për konkurrim, 50% e kuotave do të jenë për shtetaset femra të cilat pas përfundimit me sukses të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, do të emërohen në strukturat e Kufirit dhe Migracionit.

KRITERET PËR APLIKIM

Çdo shtetas qe plotëson kriteret e mëposhtme, ka të drejtë të aplikojë pranë drejtorive vendore të Policisë ku ai ka vendbanimin e përhershëm.

Aplikimet janë të hapura deri më datë 31.07.2024.

a)të jetë shtetas shqiptar;

b)të jetë jo më shumë se 30 vjeç;

c)të jetë me gjatësi jo më pak se 165 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

d)të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

e)të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

f)të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

g)të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *