Qeveria ka kërkuar ashpërsim të ligjit për përsëritësit e krimeve.
Burime për median bëjnë me dije se Ministria e Drejtësisë ka bërë gati draftin për ndryshimet me ligj, ku pritet t’i bashkohen masës së dënimit me 1/3 kur i dënuari kryen një tjetër krim me dashje.
Mësohet se krimi i përsëritur do të dyfishohen në rastet kur ai do të kryhet 5 vite nga dënimi i parë, kryhet gjatë ekzekutimit të dënimit apo është kryer brenda pesë viteve nga përfundimi i ekzekutimit të dënimit të mëparshëm.
Kjo nisëm është ndërmarrë pas rezultateve që kanë dalë nga Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë, ku qytetarët shpreheshin pro ashpërsimit të dënimit për personat që kryejnë krime të rënda.