Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha për kthimin e vlerës monetare, që u sekuestrua në banesën e saj disa muaj më parë. Në seancën e sotme, ish-gjyqtarja Hoxha u shpreh se paratë e sekuestruara janë pensionet dhe kursimet e prindërve.
Ajo mes lotësh shtoi se familja e saj është në kufijtë e mbijetesës, ndaj dhe për këtë gjë kërkoi kthimin e parave, gjë që u refuzua nga Gjykata e Posaçme. Rrëzimi i kërkesës së Hoxhës, për rikthimin e parave u propozua nga prokurorët.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por sot ai u la i lirë.
/Priza.al/