Është shtyrë për ditën e nesërme seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë.
Gëllçi, kërkoi masë më të lehtë nga Apeli, me argumentin se arresti me burg është i papërshtatshëm. Ai argumenton se ka qenë bashkëpunues me drejtësinë. Akuza kërkoi që të lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë për ish-drejtorin Gëllçi dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjyqtarja Saida Dollani vendosi ta shpallë ditën e nesërme (të shtunën) vendimin për këtë kërkesë, në orën 12:00. Mësohet se Thoma Gëllçi është shprehur se “jam dakord me avokatin”.
Po ashtu, edhe të tre vartësit e tjerë kërkuan ndryshim të masës së sigurisë dhe zbutje, sipas tyre, mungon rrezikshmëria e veprës penale.
/Priza.al/