‘Kërkojnë të na përçajnë’/ Eksperti për sulmet kibernetike: Ndodhemi në një luftë të padeklaruar

Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu ka reaguar në lidhje me sulmet kibernetike.

Musliu për ‘News24’ tha se sulmet kibernetike janë mjete e një lufte të padeklaruar, ku theksoi se është fat i madh për Shqipërinë që është pjesë e NATO-s.

Sakaq theksoi se motivi i këtyre sulmeve është përçarja e shoqërisë tonë.

“Publikut i them për luftën kibernetik, se është luftë botërore me të gjitha mjetet e mundura. Sot është publikuar lajmi se hakerët rusë bllokuan disa aeroporte në SHBA. Në Britani e dimë se çfarë ndodhi. Kjo është një luftë globale dhe duhet ta kuptojmë se jemi në një luftë të padeklaruar dhe fati i madh është se Shqipëria është në NATO.

U sulmuan dhe nuk është koha e prerjes së kokave. Unë jam për kritike por për kritikë pozitive. Ne jemi në një kohë e cila është me një hov të madh të zhvillimit industrial. E shohim çfarë po ndodh në Ukrainë. Pa marrë parasysh se kush sulmon. Tani cili është motivi kryesor në Ballkan, kryesisht në Shqipëri e Kosovë. Motivi i tyre është përçarja e shoqërisë tonë. Shpërqendrimi, fragmentimi -koordinimi i aksionit, këto janë qëllimet kryesore. Këto sulme nuk janë të rastësishme. Duhet të përmbahemi, nuk duhet ti afrojmë armikut armën më të fortë, përçarjen. Kjo duhet të parandalohet së pari dhe më pas të merren masa. Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë unë ju garantoj që nuk janë takuar për herë të parë sot”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *