Kërkon fitoren ndaj Anglisë, trajneri Reja me ‘artileri’ të rëndë në Wembley

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e dytë përballë Anglisë. Në “Air Albania”, kuqezitë nuk arritën të shënonin qoftë dhe një gol apo ti rrëmbenin një pikë, por do të provojnë ta bëjnë diçka të tillë në Wembley. Mungesat e shumta dhe forma jo e mirë e disa titullarëve nuk i japin shumë mundësi zgjedhje por nuk mungojnë surprizat as në këtë përballje.

Formacioni 00500

Mungesa e Etrit Berishës në konferencën zyrtare për shtyp, është një sinjal se në portë nga minuta e parë mund të nis Thomas Strakosha. Mungesa e Berat Gjimshitit kalon peshën tek Marash Kumbulla dhe pjesa tjetër e prapavijës e cila pritet të formohet nga Ismajli dhe Veseli. Hysaj dhe Trashi do të plotësojnë krahët. Keidi Bare dhe Klas Gjasula janë të paprekshëm në qendër të mesfushës ndërsa përpara tyre pritet të vendoset Nedim Bajrami.

Në konferencë për shtyp, tekniku italian u shpreh se Broja nuk është gati për ta nisur këtë sfidë si titullar, duke bërë që dyshja e sulmit të formohet nga Myrto Uzuni dhe Sokol Cikalleshi, të dy lojtarët po kalojnë një formë të shkëlqyer.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *