Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi pritet të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Apelit.
Klosi kërkon në Apel ndryshim të masës së sigurisë, nga ajo e arrestit në burg, në një masë më të lehtë.
Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Gjithashtu Klosi kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit duke argumentuar se ka 2 fëmijë të mitur dhe se ka në kujdestari edhe nënën e saj të verbër.
Kujtojmë se ish-zyrtarja përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro. Klosi pretendon se 120 mijë eurot dhe rreth 30 mijë dollarët janë të xhaxhait të saj i cili ndërroi jetë në Amerikë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, por nuk pranon që të ketë lidhje me shumën prej më shumë se 400 mijë eurosh që Dobi pretendon se janë marrë në shtëpinë e Klosit.
Mirëpo pas rimarrjes në pyetje Havier Dobi ka dhënë të njëjtën deklaratë si nëna e tij, teksa tha se 500 mijë eurot i përkasin të gjitha Alda Klosit.