Një tjetër emër është zbuluar nga Partia Socialiste si kandidate në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Majlinda Angoni do të kandidojë për kryetare të Bashkisë së Shkodrës.
Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020. Në një bashki ku kanë drejtuar gjithmonë demokratët, Rama ka vendosur të përballë Angonin. Ajo ka përballuar mjaft mirë përmbytjet dhe emergjencat që banorët kanë hasur, dhe kaq ka mjaftuar për të bindur Ramën se ajo e meriton të jetë kandidate. Duke kërkuar të marrë një bashki që ska qenë e PS-së ai beson se Majlinda mund ta fitojë garën.
Kryesia e PS Shkodër do diskutojë sot për kandidatin në zgjedhje. Shkodra është një nga bashkitë ku do zhvillohen zgjedhje më 6 mars. Më herët ka dalë dhe emri i Emirjana Sakos kandidate e PS për Bashkinë e Durrësit.
/Priza.al/