Ditën e nesërme me datë 29 tetor do te zhvillohet seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë.
Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më datë 8 tetor teksa Gjykata e Posaçme e la në burg më 11 tetor ashtu si tre ish-vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci të akuzuar për abuzim me tenderat.
Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.
Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.
/Priza.al/