Kërkon të nisë mbarë 2022, Kylian Mbappé në stërvitje një ditë para shokëve…

Sulmuesi i PSG Kylian Mbappé dëshiron të përgatitet më mirë për vitin 2022.

I lajmëruar zyrtarisht, si të gjithë shokët, që të pushojë deri më 1 janar, sulmuesi 23-vjeçar sot ka qenë në terrenin e “Camp des Lodges” për të nisur përgatitjet më herët nga sa pritej.

Ai filloi të stërvitet këtë të premte, një ditë para gjithë të tjerëve, prandaj ishte edhe i vetëm në fushë. Me disa anëtarë të stafit, ai ka kryer disa ushtrime me topin, siç i ka treguar në story (video kalimtare) të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *