KËRKON TË ZGJIDHET GJYQTAR NË GJKKO/ Një profil i pa autorizuar profesional i Gerd Hoxhës alias Dan Hutrës së “çekiçit” (Detajet e një drekë të dështuar me Altin Dumanin)

Para pak javësh diku tek pallatet e reja pranë godinës së SPAK, në një restorant hyn gjyqtari Gerd Hoxha i cili akomodohet në ambientin “PRIVE” të lokalit. Pas tij hyn edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Ftues ishte Gerd Hoxha i cili me emocion priste Altin Dumanin për një drekë pune ku nëpër të do pihej dhe verë.

Por punë sekondash situata ndryshoi. Tonet u ngritën, porosia e drekës u kthye mbrapsht e madje edhe shishja e verës. Dumani u largua e pas tij edhe Gerd Hoxha.
Atyre pak njerëzve që ishin në dijeni të këtij takimi i mbeti një pikëpyetje se çfarë u diskutua, përse u ngritën tonet dhe përse u anulua porosia e një dreke aq të shumëpritur nga ana e Gerd Hoxhës.
Misteri nisi të zbardhej ditë më vonë. Gerd Hoxha padit në Gjykatën Administrative një vendim të komisionit të SPAK i cili kishte refuzuar imazhin e Gerd Hoxhës për të qënë gjykatës special i GJKKO. Vendimin e Komisionit për vlerësimin e prokurorëve apo gjyqtarëve që duan të jenë pjesë e SPAK apo GJKKO Gerd Hoxha dhe sivëllezërit e tij e quajnë Vetting mbi Vetting dhe për këtë arsye e goditi në Gjykatë Administrative e cila nuk arriti ta shqyrtojë vetë një histori të tillë, por e dërgoi për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Arsyetimi që Komisioni i ngritur për figurën dhe integritetin e kandidatëve për SPAK dhe GJKKO përdori ishte se e pa të pavend emërimin e Gerd Hoxhës, duke u bazuar në një foto që është shkrepur në një pritje të ambasadës angleze ku Gerd Hoxha shtrengon duart me Erion Veliajn.
Dhe sot Gerd Hoxha bërtet dhe thotë se smund ta “djegë” një foto rastërore me Erion Veliajn ndërkohë që ka kaluar të dyja shkallët e Vettingut duke u konfirmuar në detyrë, e rrjedhimisht si Vetting kaluar ka të drejtë të ecë përpara në karrierë.
Dhe këtu ka të drejtë Gerd Hoxha. Një foto smund të djegë karrierën e një njeriu të drejtësisë. Për këtë Gerd Hoxha ka gjithë mbështjetjen tonë. Një foto nuk është kurrë një sebep për t’i shkatërruar karrierën apo jetën një individi.
Por Gerd Hoxha që bërtet dhe proteston për një foto që e “dogji”, nuk përmend çdo rast flagrant që duhet ta “digjte” si gjyqtar dhe ta përjashtonte përjetë nga drejtësia.
Le t’i marrim me rradhe faktet se perse nuk është foto me Erion Veliajn ajo që “djeg” Gerd Hoxhën, por është çekiçi dhe Dan Hutra “brenda” Gerd Hoxhës ajo që po e djegin.
Gerd Hoxha është ai gjyqtar që hyri bashkë me bashkëshorten e tij edhe ajo gjyqtare në procesin e Vettingut. Ajo u shkarkua për pamundësi për të justifikuar pasuritë e gjetura nga Komisioni. Zonja u shkarkua për këto motive, ndërkohë bashkëshorti, bashkpronar dhe bashkgëzues i këtyre pasurive e kaloi Vettingun pa shumë zhurmë dhe bujë. Vëzhguesi ndërkombëtar Teo Jacobs e ka cilësuar si një ndër vendimet më skandaloze faktin që Gerd Hoxha vijoi karrierën.
E pasi u përball si kaproll dhe i “kërceu” grackave ligjore të Vettingut Gerd Hoxha iu rikthye i lumtur “çekiçit” dhe pelerinës.
Liroi nga burgu vrasësin famëkeq Dan Hutra, i cili sapo doli me firmë të Gerd Hoxhës shkoi dhe kreu masakrën e rradhës duke hapur 3 varre të rinj.
Rasti i Dan Hutrës alarmoi çdo instancë shtetërore, vetëm atë që e liroi nuk e shqetësoi aspak. Përkundrazi, vijoi masakrat me çekiç dhe pelerinë.
Gerd Hutra alias Dan Hoxha që sot pretendon të zgjidhet gjyqtar në GJKKO ka me dhjetëra vendime ku ka dënuar palë në sallë të gjyqit, pa qënë askush present. Janë disa procese në Gjykatën e Apelit ku pritet të shqyrtohen vendimet që Dan Hoxha i firmos me dorën e Gerd Hutrës në mungëse të palës së paditur. Dhe kjo është një “masakër” drejtësie që ndodh në ditët e sotme.
Në këtë shkrim-profil të pa autorizuar të Gerd Hoxhës, sollëm vetëm disa prej pikave se përse Dan Hutra me çekiç dhe pelerinë nuk mund të jetë një gjyqtar special.
Historitë me foto dhe shtrëngime duarsh rastërore janë sebepet e Dan Hoxhës që të viktimizohet se po i bien në qafë dhe t’i hapë rrugën Gerd Hutrës të vijojë masakrat me çekiç por këtë rradhë si gjyqtar special.
Gjykata Kushtetuese natyrisht që nuk gjykon një foto dhe as aludime, por dosjet dhe dokumentet i shqyrton dhe gjykon.
Dhe në ato dokumente që Gjykata Kushtetuese ka në tavoline rezulton se shtetasi Gerd Hutra kërkon të vijojë karrieren në drejtësi si Dan Hoxha. Dhe këtu nuk mund të ketë pikëpyeëtje apo interpretim.
Dan Hutra nuk mund të jetë antar i trupës gjykuese të GJKKO qoftë edhe duke u maskuar me emrin Gerd Hoxha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *