Fushata për zgjedhjet lokale nisi zyrtarisht ditën e djeshme. Bashkë me të edhe premtimet drejtuar qytetarëve.
Por a mund të bëhen premtime, për të ndërtuar shkolla, kopështe e spitale, nëse kandidati për kryebashkiak nuk ka njohuri për numrin e popullsisë që voton në këto zona?
Konkretisht kandidati për kryetar bashkie në Kukës, Admir Sinamati ka qenë i ftuar në televizionin ALBUK, ku ka folur për problematikat e qytetit. Kryefjala e bisedës ishte shpopullimi dhe largimi masiv i të rinjve drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Ai u pyet disa herë për numrin e banorëve të Kukësit, por nuk dha dot një përgjigje ekzakte.
Pjesë nga biseda:
Admir Sinamati: Shqipëria konkurron në vendet në konflikt për…
Gazetari: Nuk e pranoj unë këtë që thua
Admir Sinamati: Janë statistika, largimet nisin në 2015. Unë e gjeta në një revistë ndërkombëtare
Gazetari: Sa banorë ka Kukësi?
Admir Sinamati: Në lista ka 46 mijë, po fizikisht janë gjysma. Po themi 20-25 mijë
Gazetari: Pra ju, një administrator qyteti është si baba shtëpie, nëse ai nuk di sa banorë ka nuk ka pse rri kot në këtë vend. Nëse pyesim në Durrës etj, dhe nuk e di, ai nuk është administrator. As kryeministri, as kryetari nuk i dinë.