Kërkonin para për varret në Tufinë, gjykata cakton masën e sigurisë për të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar lidhur me skandalin e varreve në Tufinë ku qytetarët duhej të paguanin një shumë të caktuar për të blerë vende për varret dhe gjithashtu nëpërmjet pagesave arrinin të legalizonin banesat e tyre.

Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për shtetasit: Eljodor Ndini, Alban Ajazi, Latif Shehu, Gazment Daja.

Ndërkohë është vendosur “arrest shtëpie” për Endri Milla, Bujar Lici, Fatjon Gjonaj. Për shtetasin Xhemal Mena është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *