Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për lirim nga burgu, ku ndodhet prej disa muajsh për shkak të aferës me inceneratorin e Fierit.
Mësohet se Koka bëri kërkesën në Gjykatën e Lartë me arsyetimin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa kërkesa iu rrëzua.
Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”.