Kërkuan shkarkimin e gjyqtares, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e grupit të Alibeajt

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.

Me anë të një vendimi, bëhet e ditur se gjykata vendosi gjobitjen e Partisë Demokratike me shumën 10,000 lekë.

Vendimi i gjykatës:

– Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja.

– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

– Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë.

– Ky vendim është i formës së prerë.

– Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në shpjegimin e saj, Gjykata e Apelit thotë se nga ana e grupit të Alibeajt nuk është dhënë një arsye serioze për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja nga trupa gjykuese.

“Në mungesë të një arsye serioze, që do të vinte objektivisht në dyshim paanësinë e gjyqtares relatore, kërkesa për përjashtimin e saj vlerësohet e pabazë. Në lidhje me këtë, vlen të përmendet se në çështjen Gjon Boçari k. Shqipërisë (Ankimi NR. 10508/02) Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur se: “Lidhur me paanësinë objektive, gjykata tashmë ka konkluduar se fakti i thjeshtë që gjyqtari ka marrë vendim, në vetvete nuk mjafton për të mbështetur dyshimet rreth paanësisë së tij. Ajo që ka rëndësi është qëllimi dhe natyra e veprimeve që kryen ai gjatë 7 procesit gjyqësor. Në të njëjtën mënyrë, njohuritë e detajuara të gjyqtarit mbi çështjen, nuk përbëjnë ndonjë shkak për të dyshuar mbi paanshmërinë e tij gjatë marrjes së vendimit në themel”, thuhet në vendimin e sqaruar të Gjykatës së Apelit.

Ndërsa për gjobën, gjykata sqaron se: “Referuar këtij përfundimi, sjelljes së kërkuesit në proces dhe bazuar në nenin 76, paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Civile, duhet aplikuar sanksioni ligjor i gjobës në shumën 10,000 lekë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *