“KESH e shet energjinë 4 herë më lirë se bursa”/ Rama sulmon Top Channel: Po gënjejnë për të rritur urrejtjen ndaj qeverisë

Kryeministri Edi Rama përmes një shënimi në Twitter, ka reaguar ashpër pas një lajmi të publikuar në televizionin kombëtar Top Channel, ku thuhet se KESH e shet energjinë 4 herë më lirë se bursa.

Rama u shpreh se gënjehet pa të keq fare, kanal më kanal, për të nxitur urrejtjen ndaj qeverisë.

“Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal, portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë! Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë…Si kjo”, shkruan Rama në një reagim në rrjetet sociale.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *