KESH hap portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur pak orë më parë portat e shkarkimit të hidrocentralit të Fierzës. Niveli i ujit ka arritur në kuotën maksimale prej 288 metrash, ndërsa në orët në vazhdim pritet që reshjet e shiut bëhen edhe më të dendura.

Njoftimi:

“Të dhënat e orës 18:00 tregojnë se Fierza ka arritur në kuotën 288.81 m, me prurjet 160 m3/sek, P=500 MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s; KOMAN; Kuota 166.31m, prurjet 760/60 m3/sek. P=544MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200 m3/s; V.Dejës; Kuota 72.38 m, prurjet 905/30 m3/s. P=230 MË, në punë 5 Ag, shkarkimet nga Porta 200m3/s”

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar përmbytje në qarqet e veriut dhe në veri-perëndim. Sipas tij, Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Lezha do regjistrojnë reshje të dendura, të cilat mund të shoqërohen me prurje masive ujërash dhe për pasojë përmbytje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *