KESH merr vendimin për HEC-in e Fierzës

Sipas parashikimeve pritet që muaji shtator të jetë një muaj që do të sjellë  reshje shiu duke përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadë.

Eventi me reshje shiu pritet në datat 16-17 Shtator. Ndaj dhe KESH sh.a ka marrë masa që nga data 11 Shtator duke ndaluar plotësisht prodhimin nga HEC Fierza, me qëllim përpunimin e prurjet anësore të Koman dhe Vau Dejës, gjithashtu nivelet në Koman dhe në Vaun e Dejës po ulen gradualisht për krijimin e hapësirës së nevojshme në këto liqene për të rezervuar prurjet e mëdha të parashikuara në datat 16 -18 Shtator dhe datat 20 – 21 Shtator.

Ndërsa liqeni i Fierzës si pasojë e masave të marra dhe prurjeve që priten do të rritet graduaslisht duke përmirësuar kështu rezervën energjetike.

Niveli në Fierzë: 267.57 m

Niveli në Koman: 168.52 m

Niveli në Vau Dejës: 73.15 m

Prurjet: Fierzë / Koman / Vau Dejës:

65 / 20 / 10 m3/s

Rezerva Energjetike: 440 GWh

FTL – Kërkesa për energji elektrike nga FTL është rreth 14,800 MWh në ditë;

KEK – Depozitim nga KEK nuk ka për datën 15 Shtator;

OST – Kërkesa për mbulimin e humbjeve për OST është rreth 480 MWh në ditë;

PRODHIMI nga kaskada për datën 15 Shtator është rreth 6,900 MWh;

IMPORT për FTL është rreth 8,380 MWh në ditë;

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *