Këshilla për fillimin e vitit të ri shkollorë

Fillimi i ditëve të para të shkollës është periudhë shumë e ngarkuar për prindërit dhe fëmijët.

Kjo është një nga periudhat më të rëndësishme të vitit sepse duke pasur një fillim të suksesshëm  të vitit të ri shkollor, do ju ndihmojë fëmijëve tuaj të kenë një vit të suksesshëm.

Kjo përfshin edhe vënien e themeleve për një arsim të mirë.

Më poshtë janë këshillat për prindërit që do ju ndihmojnë fëmijëve të vegjël.

KËSHILLA PËR FËMIJË TË VEGJËL

Kalimi nga vera plotësisht pa brenga tek rutina ditore e shkollës asnjëherë nuk është e lehtë, posaqërisht për femijët e vegjël. Ja një listë e gjërave që do ju ndihmojnë ta filloni vitin e ri shkollor shëndetshëm.

Kthejuni rutinës së gjumit

Mos prisni deri në natën e fundit para fillimit të shkollës për të filluar të adaptoheni me gjumin. Filloni disa ditë me herët, mundësisht një javë më herët. Vendosni orar për shkuarjen në krevat dhe për zgjimin dhe gradualisht adaptohuni me orarin e shkollës.

Kufizojeni përdorimin e paisjeve elektronike, posaqërisht gjatë natës

Drita nga paisjet elektronike mund ta çregulloje prodhimin e melatoninës në organizëm dhe ta vështirësojë fjetjen. Mos i lejoni fëmijët të përdorin paisje elektronike 1 orë para gjumit dhe largojini paisjet elektronike nga dhoma e tyre e gjumit

Bëni nje kontroll të syve

Kontrollet vjetore të fëmijëve te okulisti janë gjithmonë ide e mirë. Mos supozoni se të pamurit e fëmijëve tuaj është i mirë vetëm sepse ai ose ajo nuk është ankuar. Të pamurit e mirë është shumë e rëndësishme për vit shkollor të suksesshëm kështu që në asnjë mënyrë mos e neglizhoni

Mendoni paraprakisht për drekat në shkollë

Nëse ushqimin e drekës ua jipni fëmijëve me vete përpiquni të pregatisni ushqime të pasura me proteina pasiqë proteinat do i ndihmojnë të vegjlit tuaj të ndihen të ngopur për kohë më të gjatë. Është e veshtirë për fëmijën që të jetë i koncentruar me barkun bosh. Ndonjëherë është e veshtirë për fëmijët që ta hanë gjithë drekën derisa akoma po adaptohen me rutinën e shkollës. U jipni atyre disa nga ushqimet e tyre të preferuara dhe ushqime të vogla proteinike, fruta dhe perime që i shtyjnë të hanë.

Përkujtojuani fëmijëve tuaj parimet kryesore higjienike

Përkujtojuani fëmijëve tuaj që derisa janë në shkollë duhet ti lajnë duart para ngrënies së ushqimit, pas lojës me lodra të përbashkëta, pas shkuarjes në toalet. Gjithashtu përkujtoni ata se duhet ta mbulojnë gojën dhe hundën me dorë ose faculetë nëse kolliten apo tështijnë. Mund ti mbani disa faculeta në çantën e tyre për raste emergjente. Pasi të kthehen në shtëpi është mirë që fëmijëve tuaj tu krijohet rutina e larjes së duarve pas heqjes së këpucëve dhe heqjes së çantës nga shpina.

Mbani vitamina dhe suplemente për femijët tuaj

Organizmat që rriten kanë nevojëe për një varg të nutricientëve për të qenë të shëndetshëm. Mungesat e nutricienteve plotësoni me multivitamina të përshtatshme për moshën e fëmijëve. Gjithashtu përforcojeni sistemin imunitar të fëmijeve me zink dhe vitaminë C.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *