Këshilla për t’u zgjuar më të lumtur në mëngjes

Të zgjohesh pozitiv dhe të ndiheni mirënjohës janë dy çelësat e lumturisë për të nisur ditën mbarë.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa mënyra efektive për të qëndruar pozitivë dhe të lumtur gjatë gjithë ditës:

Praktikoni mirënjohjen

Të jesh mirënjohës bën që ju të ndiheni më pozitivë, kështu para gjumit të rishikoni 10 gjëra për të cilat jeni mirënjohës në jetën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë që truri juaj të çlirojë sa më shumë dopaminë, një neurotransmetues i ndjenjës së mirë që luan një rol të rëndësishëm në lumturi.

Bëni plane argëtuese

Të argëtohesh do të thotë se tashmë e ke gjetur gjysmën e gëzimit për të nxitur lumturinë. Pak para gjumit planifikoni plane ose aktivitete, si prsh një kafe, shëtitje apo çdo gjë tjetër që mund të të ndihmojë të zgjohesh duke u ndjerë më i/e lumtur.

Shkruajini vetes një shënim dashurie

Të duash veten do të thotë se t’i po i jep asaj një inkurajim si një mik i mirë, ndonëse mund të duket budallallëk.

Kështu që me në shënim ju do t’i jepni vetes mundësinë për të gëzuar vete. Ju mund të përdorni një shënim ngjitës dhe ta vendosni në kompjuterin tuaj, apo ta shkruani me buzëkuq në pasqyrën e banjës.

Qëndroni larg rrjeteve sociale

Ndonëse rrjetet sociale janë fund për të qeshur por jo një hapësirë që ju sjell lumturi. Pasi aty ju merrni energji negative, të cilat mund të shkaktojnë stres dhe ndjenja ankthi dhe depresioni tek disa njerëz, pasi është e lehtë të biesh në grackën e krahasimit. Pra e gjitha ccfarë duhet të bëni është të pushoni nga rrjetet sociale para gjumit për të ndihmuar në uljen e ankthit, duke ju bërë të ndiheni më të relaksuar dhe më të lumtur ditën tjetër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *