Në Bashkinë e Vlorës janë numëruar gjysmat e qendrave të votimit dhe Partia Socialiste si në shumë prej bashkive të tjera, kryeson në votat për Këshillin Bashkiak. Deri më tani PS ka marrë 60.50% të votave që përkthehen në 34 mandate. Bashkë Fitojmë 16.09% të votave ose 9 mandate, 6.37% ose 3 mandate PD, 2.27% ose 1 mandat PPA, 2.35% ose 1 mandat PR, 1.82% ose 1 mandat PDS, 3.27% ose 1 mandat LZHK.
Në Selenicë, PS kryeson me 43.10% përkthyer në 12 mandate. BF ka vetëm 6.50% të votave ose 1 mandat. Ndërkohë, 5.56% të votave ose 1 mandat ka PD, 9.70% ose 2 mandate PAA, 9.19% ose 2 mandate PSD, 3.63% ose 1 mandat PDIU dhe 4.85% ose 1 mandat PBK.
Në bashkinë e Sarandës ende nuk ka nisur numërimi.
Në Delvinë sërish kryeson PS me 47.07% të votave ose 8 mandate. BF ka 15.63% të votave ose 3 mandate. 11.91% ose 2 mandate PSD, 9.18% ose 1 mandat PD dhe 8.40% ose 1 mandat PDIU.
Në Konispol, Finiq dhe në Himarë ende s’ka nisur numërimi.