Prindërimi është sa i bukur, aq edhe i vështirë. Nëse jeni një baba i ri, apo prisni të bëheni, dhe veç lumturisë ndjeni ankth apo panik, ne kemi disa këshilla për ju.
1. Ndërrojani pampersin
Baballarë të ardhshëm hiqeni kompleksin e ndërrimit të pampersit. Nuk ka asgjë të vështirë, e shumë më tepër asgjë të turpshme nëse i ndërroni pampersin fëmijës suaj. Fundja është diçka që zgjat vetëm dy minuta për një pastërti afatgjate (ose jo).
2. Bebet nuk “thyhen”
Ju nuk duhet të keni frikë të prekni beben tuaj. Nuk është prej qelqi dhe nuk do të ‘thyhet’. Thjesht prekeni beben, lajeni dhe luani me të pa frikë.
3. Përcaktoni orare
Duhet të përcaktoni orare për ushqyerjen dhe fjetjen e bebes suaj. Në këtë mënyrë organizmi i tyre do të mësohet dhe do iu bëhet rutinë. Zbatojini me shumë përpikmëri ato, por mos u çudisni kur bebja juaj të qajë në tre të mëngjesit.
4. Fëmija nuk është punë
Ndoshta ju mendoni se të keni një punë, ju ka hequr përgjegjësinë e të rriturit fëmijën tuaj e t’i kushtoni kohë atij. Por nuk funksionon kështu. Fëmija nuk është një punë që duhet bërë. Prindërimi është diçka tjetër dhe me siguri sapo ta nisni nuk do të doni të hiqni dorë.