Këshilli Europian, pezullon zyrtarisht marrëveshjen për vizat me Rusinë

Këshilli Europian ka miratuar vendimin për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave për shtetasit rusë. Fillimisht ky vendim u mor nga mbledhja e  Ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në Pragë në fund të gushtit, por Këshilli Europian ditën e djeshme e zyrtarizon atë.

Ky vendim dhe masat e tij priten të hynë në fuqi më dtë 12 shtator ku parashikohet një ashpërsim të dukshëm të masave për lëshimin e vizave për rusët.

Taksa që paguhet gjatë aplikimit shkon nga 35 në 80 euro, shtohen ndjeshëm dokumentet që kërkohen në aplikim, dhe si pasojë zgjatet koha për dhënien e vizave, duke e bërë pothuajse të pamundur, veçanërisht për vizat me hyrje-dalje të shumëfishta. “Lehtësimin e vizave e bëjmë me vende me të cilët kemi një besim dhe vlera të përbashkëta. Me agresionin e pajustifikuar ndaj Ukrainës, Rusia e ka thyer këtë besim dhe ka shkelur mbi këto vlera”, ka deklaruar Vit Rakusan, ministri i Brendshëm çek, vend që mban presidencën e Këshillit të BE-së.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *