Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin Kombëtar në selinë blu, nga u diskutua çështja e presidentit dhe tanimë ka nisur votimi për kreun e ri të Këshillit.
Kujtojmë që kandidatët janë dy, Edi Paloka dhe Eleina Qiraci.
Një nga folëset e para në mbledhje ishte edhe Rudina Hajdari, anëtare e Këshillit, e cila është zotuar se del më nga ajo sallë.
“Nuk do të ketë njeri të më përjashtojë nga kjo sallë, është faji im është që pranova përjashtimin e ish liderit, nuk do të pranoj që të largohem edhe nëse përjashtohem nga kjo sale”, tha Hajdari./Priza.al