Këshilli i Sigurimit të OKB, Xhaçka: Shqipëria, gati për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka kryesuar këtë të martë takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit me temë “Bashkëpunimi ndërmjet OKB-së dhe organizatave rajonale dhe nënrajonale (BE)”.

Xhaçka tha se Shqipëria është gati për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Ne kemi kënaqësinë të themi se, ne e kemi bërë pjesën tonë dhe jemi të gatshëm për kapitullin e ardhshëm, në një proces që duhet të shkojë përpara me peshën e tij të paçmuar politike, një investim pa kthim drejt stabilitetit, sigurisë dhe drejt një të ardhmeje të sigurt të përbashkët. Po ashtu, ne presim që Bashkimi Evropian të përshpejtojë përpjekjet e tij në lehtësimin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili duhet të çojë në njohje reciproke.

Është koha për të parë rezultate konkrete dhe arritje të qëndrueshme. Sa më shpejt që të mbyllet ky kapitull me një marrëveshje, aq më mirë do të jetë për të gjithë, pavarësisht përkatësisë etnike apo ideologjike. Bashkimi Evropian e ka dëshmuar prej kohësh dividentin e saj të paqes për 550 milionë qytetarët e tij. Ne e vlerësojmë dhe e dëshirojmë këtë shtrirje dhe në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *