Nis numërimi i votave për anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Bëhet e ditur se numërimi elektronik i votave do të nisë në orën 13:30, ku çdo votë do të transmetohet live.
PROCESI I VOTIMIT
Pas fjalimeve që zgjatën rreth 30 minuta, Këshilli Kombëtar i PD-së, nisi procesin e votimit për kryesinë e re, ku anëtarët votuan të gjithë.
Nga 47 kandidatë që janë në fletën e votimit do të zgjidhen 20 anëtarë, 6 zonja dhe 14 zotrinj.
Siç bëri të ditur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të gjithë anëtarët do të kenë nga 2 fletë votimi, një me listën e zonjave ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 6 dhe një me listën e kandidatëve meshkuj ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 14.
Në përfundim të votimit, numërimi i votave do të bëhet elektronik.
***
Demokratët kanë nisur Këshillin Kombëtar. Mbledhja nisi rreth orës 11:00, ku PD do të zgjedhë Kryesinë e saj të re.
Sipas axhendës, do të jetë kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ai që do të mbajë fjalën i pari dhe fill pas tij kryedemokrati Sali Berisha, ndërsa menjëherë pas këtij momenti do të nisë votimi.
Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje, ndërsa numërimi do të jetë elektronik.