Partia Demokratike ka dalë në konferencë për mediat, teksa komisioni i numërimit të votave ka njoftuar mbylljen e procesit për anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Në fjalën e saj Albana Vokshi tha se PD ka sjellë një risi në këtë proces, si në atë të numërimit ashtu edhe në atë të votimit, i cili është bërë në prani të kamerave dhe e transmetuar LIVE.
Vokshi gjithashtu ka theksuar se më në fund në parti është kthyer vota e lirë. /Priza.al