Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të mbledhë ditën e premte Këshillin Kombëtar.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë në orën 17:00, do të zgjidhen Sekretarët e përgjithshëm, dy nënkryetarët dhe sekretariati i partisë.
Sakaq, dy janë emrat të cilët aludohen për të “rrëmbyer” postin e nënkryetarit të PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.
Ndërsa përflitet se Ivi Kaso do të jetë sekretar ligjor dhe çështje ligjore, si dhe Albana Vokshi kryetare e Lidhjes së Gruas.