Zv.kryeministrja Olta Xhaçka në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian ka folur për progres raportin e BE-së duke shtuar se ky raport njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë.
Gjatë fjalës së saj, Xhaçka shton se me funksioninmin e drejtësisë, Shqipëria ka kaluar edhe vendet e rajonit. Më tej ajo i ka dhënë edhe një mesazh opozitës ku i thotë se nuk duhet të bëjmë një lexim të nxituar apo selektiv.
“Raporti i KE njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë. Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. Vendi ka arritur progres të dukshëm në miratimin e acquis të BE-së në vitet e fundit. Funksionimi i gjyqësorit, Shqipëria ka kaluar edhe vendet e rajonit që kanë gati një dekadë që negociojnë. Reforma gjithëpërfshirëse e drejtësisë ka rezultuar në progres të përgjithshëm të mirë. Reforma e administratës publike, Shqipëria rezulton me një nivel të moderuar përgatitjeje. Një mesazh për opozitën, të mos bëjmë një lexim të nxituar apo selektiv. Nuk na bën nder që të shkëpusim fjali nga raporti”, tha Xhaçka.